Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fillimi i shtatzanise

Pershendetje!
Jam ne fillim te shtatzanise po mundohem te ushqehem shendetshem, ha njejte si para shtatzanise, cdo dite po vjelli 1-2 here dhe serish jam fryer shume sidomos barku me duket sikur te jeme me shume se 3 muajshe. A mendoni qe eshte normale kjo apo si duhet te veproj sepse jam ne merak qe mos te shendoshem shume qe tani pra qe nga java e 6 e shtatzanise, eshte shtatzania ime e pare dhe ketu ku jetoj une nuk me kan dhen asnje pergjigje per kete..
Gjitha te mirat per juve.
Dorina Dori (3 javë më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Mjeku përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina,

Të rekomandoj: - ushqehu përpara se të shkosh në gjumë, - ushqehu në mëngjes përpara se të çohesh nga krevati, - ngrihu nga krevati ngadalë dhe koka të mos ndryshojë pozicion të menjëhershme, - ushqehu shpesh, çdo dy orë dhe me porcione të vogla, - ushqehu me ushqime të pasura me karbohidrate/sheqerna, - mos konsumo ushqime pikante me yndyrë si dhe ëmbëlsira, - konsumo jo më pak se dy litra ujë por jo gjatë ushqimit, - mos konsumo kafe, pije alkoolike dhe duhan, - shëtit në ajër të pastër por pa u mbilodhur.

Nëse këshillat nuk të ndihmojnë dhe situata rëndohet, të rekomandoj që të drejtohesh tek mjeku që të ndjek ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti