Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione gjinekologjike

Pershendetje doktoreshe, kam 4 muaj qe kam pas abort shkaku i infeksionit kllamidia, tani ne baze te disa terapive fatmiresisht kam qene shume mire edhe une edhe burri por po e verej qe 1 jave kam menstruacione te bardha, dyshoj mos eshte paraqite prape kllamidia!

Meli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Meli, shpresoj që shqetësimet e tua të mos jenë përsëritje të infeksionit të klamidias. Menjëherë drejtohu tek mjeku gjinekolog, për të realizuar testin e klamidies dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Në bazë të testimit dhe ekzaminimit, vendoset diagnoza dhe jepet terapia.

Infeksioni i klamidias duhet të trajtohet mirë/plotësisht, për t’u dhënë mundësia që shtatzënia e rradhës të shkojë normal deri në fund të saj.

Uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti