Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzëni pa shqetësime

Pershendetje Doktoreshe!! Jam ne javen e shtate te shtatzenise, kam bere nje kontrolle kur isha ne javen e 5 dhe javen tjeter e kam lene te degjoj rrahjet e bebit. Por ndonjehere me duket sikur nuk jam fare shtatzene, te vjella dhe shqetesime te tjera thuajse nuk kam fare, kam vetem gjoksin shume te ndjeshem dhe ndonjehere ndjej lodhje, eshte normale? por ngaqe kam frike se heren e pare nuk me eci shtatzenia meqe nuk kisha embrion, por i kam pas te gjitha shenjat e shtatzenise, erera apo te vjella....Ju faleminderit.

Ledi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ledi.

Nuk do të thotë që çdo shtatzëni, të shoqërohet me shenjat që ti përshkruan. Në një masë të madhe gra shtatzëna mund të mos ketë shenja si të vjellat, marrja e mëndjes, të përzjerra etj.

Mendoj se nuk ke arsye që të shqetësohesh. Me qetësi prite kontrollin, për të ndigjuar rrahjet e zemrës së bebit.

Uroj që çdo gjë të shkojë normalisht në shtatzëninë tënde.

/komuniteti