Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet vaginale

Prsh dr. jam nje vajze 25 vjece, e fejuar, kam nje ciste ne ovare prej 4cm, sekrecionet vaginale i kam me ngjyre te verdhe dhe me ere, qe me bezdisin, nuk kam marre asnje mjekim, jam mjekuar para 5 muajsh per infeksion urinar. Ju lutem me ktheni pergjigje cfare te bej?

Suzana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Suzana, kistin në ovare e ka përcaktuar mjeku, apo jo?!. Ai duhet të të kish rekomanduar trajtimin me terapi konservative apo kirurgjikale. Nëse se ka bërë, kontaktoje dhe referoja edhe rrjedhjen vaginale e cila nuk është normale. Mendoj se është një infeksion i rëndësishëm, i cili duhet të mjekohet sa më shpejt. Neglizhimi i trajtimit të infeksioneve në traktin gjenital, janë me pasoja për të ardhmen e shëndetit riprodhues.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti