Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi gjakut A negativ

Pershendetje, une kam tipin e gjakut A negativ dhe para 7 muajsh kam lindur nje djale me grup gjaku A pozitiv. Djali ka grupin e gjakut te bashkeshortit tim. Pas lindjes bera imuglobulinen. Para 2 javesh bera nje abort dhe nuk e bera imuglobulinen pas abortit. A kam rrezik per femije te ardhshem? Do kem probleme ne shtatzanite e ardhshme dhe te cfare lloji? Si mund t'i shmang ato? Deri ne sa femije mund te lind une qe jam me gup gjaku A negativ duke marre parasysh dhe abortin? Do e vleresoja shume pergjigjen tuaj. Faleminderit paraprakisht, Ela.

Ela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela.

Meqënëse nuk e ke bërë imunoglobulinën pas abortit, do të jetë mirë të bësh analizën që quhet “titri i imunizimit”. Kjo analizë vërteton saktësisht se sa ka influencuar aborti në imunizimin tënd. Nëse titri rezulton negativ, atëherë për një shtatzëni të ardhëshme nuk do kesh problem. Nëse titri rezulton pozitiv, atëherë për një shtatzëni të ardhëshme duhet pa tjetër të marrësh profilaksi të cilën e vendos mjeku. Prandaj përpara se të fillosh shtatzëninë e rradhës, konsultohu paraprakisht më mjekun gjinekolog.

Zade (9 vite më parë)
Ju lutem si munden te sherohen venat gjat shtatzanis motra jem esht hy ne mujin e tet a esht rrezik gjat lindjes si ti sheroji ajo ju lutem a e njifni donje mjek specijalist te me drejtoni e ta dergoji motren .
Zadd (9 vite më parë)
Ju lutem si munden te sherohen venat gjat shtatzanis motra jem esht hy ne mujin e tet a esht rrezik gjat lindjes si ti sheroji ajo ju lutem a e njifni donje mjek specijalist te me drejtoni e ta dergoji motren .

/komuniteti