Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aritmia gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Jam 27 vjec dhe po perjetoj shtatzenine time te pare, jam futur ne muajin e 3, i vetmi problem qe kam eshte aritmia qe po me bezdis. Kam patur aritmi para nje viti po me kalimin e kohes mu zbeh. Ju lutem a mund te me thoni nese ndikon ne barre? po tek une? a ka rrezik te me kthehet ne kronike? cfare me sugjeroni? Faleminderit shume, ju pershendes.

Lueda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lueda.

Konsulta e përbashkët e mjekut kardiolog dhe obstetër, ka rëndësi të veçantë për rastin që përshkruan. Kardiologu me ekzaminimet e nevojshme si EKG (elekrokardiogramë) dhe EKO (ekografi) të zemrës. do vendosë për terapinë në konsultim me mjekun obstetër. Ekzaminimet e mësipërme, nuk ndikojnë në shtatzëni.

Uroj që çdo gjë të shkojë sa më mirë të jetë e mundur në shtatëninë tënde.

/komuniteti