Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 28 te shtatzanise eshte shtatzania ime e pare, bebi ka filluar te levize ne javen e 19, gjate kontrollave gjinekologjike mjeku thote qe cdo gje eshte duke shkuar me se miri, por bebi po zhvillohet nje jave me pare, pesha ime trupore pervec qe ne bark askund tjeter nuk ka ndryshuar. Me intereson te dije nje gje, bebi im levize shume pak gjate dites, por naten kur une deshiroj te flej bebi levize tere kohen deri ne mengjes dhe une nuk mund te fle, normalisht se eshte ndjenja me e bukur dhe emocionet nuk mungojne por perse bebi nuk levize aq shume diten sikur naten pasi qe aktivitetet ditore jane me te medha. Ju faleminderit per durimin qe patet ta lexoni letren time. Cdo te mire!

Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Dona, nëqoftëse fëmija lëviz mbi 10-12 herë, gjatë kohës kur je zgjuar, tregon se zhvillimi i fëmijës është normal.

Në përgjithësi, bebet lëvizin edhe si pasojë e gjendje së nënës dhe ndikimeve të tjera si zhurmat, muzika, ninullat e nënës etj. E rëndësishme është që kontrollet e mjekut kanë konstatuar se, çdo gjë shkon mirë në shtatzënisë tënde.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti