Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Glukoza gjatë shtatzënisë

Pershendetje! Jam ne javen e 8 te shtatzenise, problemi im eshte se kam djegje te shputes se kembeve, ne fillim te shtatzanise me pihej uje shume, tani jo shume normal mund te them, por kam shume deshire per embelsira. Faktikisht kur kam bere analizen e gjakut, te urines dhe te sekrecineve, me kane dale te gjitha mire duke perjashtuar pak glukoza e rritur, por qe mjekja gjinokologe me ka thene qe nuk eshte problematike dhe kalon me pirje lengjesh sa ma shume. Plus qe shtatzenie e kam te shoqeruar dhe me temperature 37 grade. Ju lutem cfare me keshilloni qe te bej, a ka pasoja embrioni apo nena? Faleminderit.

Lola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola.

Glukoza në urinë gjatë shtatzënisë, nuk është e pranueshme. Të gjitha shenjat që tregon, të çojnë në mendimin se je përpara një problemi me sheqerin në gjak. Të rekomandoj konsultën me mjek endokrinolog, i cili do të bëjë ekzaminime të specializuara. Ndjekja korrekte e glicemisë, bën që ecuria e shtatzënisë të jetë e mirë.

Uroj që çdo gjë të shkoj mirë.

/komuniteti