Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione gjatë shtatzënisë

Pershendetje Doktoreshe. Jam ne javen e 36 te shtatzenise dhe pasi qe kam bere strishot vaginale dhe cervikale me kane dal negativ, pervec ne strisho cervikale eshte Ureaplazma pozitiv. A eshte rrezik per bebin dhe cfare me rekomandoni ju? Ju faleminderit.

Riki (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Diagnoza e ureaplazmës, në moshën e shtatzënisë që ke, nuk influencon tek bebi.

Megjithatë do të ishte mirë një rregjim trajtimi me antibiotik, të spektrit të gjërë për 7-10 ditë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti