Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet gjinekologjike

Pershendetje Doktoreshe, faleminderit per pergjegjet. Po une i kam bere analizat ne muajin janar, me ka dale shume pagjaksi, por tash kom bere prape pasqyren e gjakut dhe te urines mire me kane thene qe jam permiresuar. Ciklin menstrual e kam te rregullt tash. Analizat e sekrecioneve nuk i kam bere vetem ne fillim te trajtimit, papa testin e kam bere, rezultati ka qene pezmatim i shkalles se trete. Tash me kan thene se je mire, vetem me i perdore keto hapa Cipronatin antibiotik 500gr. por mua me mundon barku sidomos ne mbremje me fryhet dhe me shtrengon me shume nga ana e djathte, dhe deshta te di antibiotiku nese jam duke perdore a preferohet me mbet shtatzene? Mire u ndegjofshim. Klm.

Fata (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatime.

Përdorimi i antibiotikëve duhet të bëhet pa tjetër për 7-10 ditë, që të trajtohet infeksioni. Më pas, nëqoftëse nuk paraqet problematikë tjetër shëndetsore, mund të tentosh fillimin e shtatzënisë.

Uroj të të realizohet dëshira.

/komuniteti