Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i lëngjeve të gazuara gjatë shtatzënisë

Kam lexuar me një web faqe që është mire gjate shtatzanise të përdoret uji mineral, sipas njohurise së përgjithshme që kam dëgjuar e di qe pijet e gazuara nuk është mire me i përdor nuk po di ujin a guxoj me perdore po me intereson me dite cfare efekti ka nese e konsumoj. Ju Faliminderit! Pres përgjigjej e juaj.

Valentina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valentina.

Përdorimi ujit të gazuar gjatë shtatzënisë, sjell shqetësime për shkak të fryerjes dhe komprimimit që vjen më pas. Prandaj, unë rekomandoj mos përdorimin e ujin e gazuar gjatë shtatzënisë.

Përsa i përket ujit të zakonshëm, rekomandoj që konsumi mesatar të mos kaloj 2.5 litra në ditë, por në ambjente të ngrohta apo në sezone vere kur temperaturat janë të larta, mundet të konsumohen edhe mbi 2.5 litra ujë në ditë gjatë shtatzënisë.

Si këshillë e përgjithshme, gruaja shtatzënë duhet të tregohet e kujdeshme në konsumin e lëngjeve gjatë shtatzënisë.

/komuniteti