Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Acidi folik dhe shtatzënia

Pershendetje doktoreshe, kam bere testin dhe ka rezultuar pozitiv, keshtu qe kam hyre ne javen e 7 te shtatzenise, a duhet menjehere te bej ekografine dhe te perdore acid folik, te lutem mu pergjigj, gjitha te mirat.

Majlinda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Majlinda, të uroj me gjithë zemër, për shtatzëninë e filluar. Si mjeke, kam detyrimin të rekomandoj që të paraqitesh tek mjeku gjinekolog, për një seri arsyesh.

Përdorimi i acidit folik duhet të ishte filluar së paku një muaj përpara konceptimit të bebit. Megjithatë, duhet të fillohet menjëherë edhe në këtë periudhë të shtatzënisë. Mjeku që do konsultohesh do ta rekomandoj përdorimin e tij, si dhe do japë këshilla për sasinë dhe kohëzgjatjen e përdorimit të acidit folik.

Për më tepër, mbi acidin folik mund të lexosh në linku:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/acidi-folik

/komuniteti