Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Metodat e kontracepsionit

Pershendetje doktoreshe e nderuar. Kam nje pyetje rreth mundesise se mbetjes shtatzene. A eshte e mundur qe mbas derdhjes nga ana e mashkullit jashte vagines dhe qe ajo sperme deperton ne vagine nga ana e jashtme si psh rasti im kur kam qene e shtrire lengu i spermes ka shkuar deri tek vagina? Kam nevoje per nje pergjigje nga ana juaj si profesioniste ne kete lemi shume te ndjeshme.

Eda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eda.

Si metodë kontracepsioni, përdoret edhe raporti seksual me tërheqje (mos derdhje të spermës në brëndësi të vaginës). Kjo metodë kontracepsioni (ruajtja nga shtatzënia e padëshiruar) quhet coitus interruptus. Efekti i saj, raportohet nga 72-85%. Pasiguria rritet, kur raporti i dytë seksual bëhet pa u pastruar penisi si p.sh, me urinim.

Në raste të tilla, për t’u mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar, rekomandohet të përdoret kontracepsioni i emergjencës.

/komuniteti