Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime gjatë shtatzënisë

E nderuar doktoreshe, jam ne javen e 29 te shtatzenise d.m.th. fillimi i muajit 8 kam probleme me frymemarrjen, sidomos kur te fle gjume mezi ngopem fryme, flej ne krahun e majte zakonisht deri me tani cdo gje me ka shkuar mire, edhe kembet me jane enjtur mjaft, punoj ende deri kur eshte e parapare me punu ju flm.

Elmedina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elmedina.

Marrja e frymës vjen si rezultat i komprimimit, që mitra i shkakton diafragmës. Pozicioni anash majtas, është pozicion i favorshëm për frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut.

Edemat mund të jenë shkak i hipertensionit të shtatzënisë, që shoqërohen edhe me albuminuri. Mjeku duhet të kontrolloj tensionin, dhe të vlerësoj analizën e urinës.

OBSh-ja rekomandon, që leja e paralindjes duhet të filloj në javën e 34 të shtatzënisë.

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.

/komuniteti