Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dieta pas lindjes

Pershendetje! kam tre muaj qe kam lindur dhe e ushqej femijen tim me gji. Gjithnje po shtoj ne peshe. Kam filluar te bej ushtrime por s`me kane dhene efekt. I vetmi ushtrim qe jep efekt tek une eshte hedhja me litar. Doja te dija a mund ta filloj kete ushtrim tani. Theksoj qe kam lindur me prerje cezariane.

Bruna (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bruna.

45 ditë pas lindjes, organizmi i gruas është kthyer në gjendjen e parashtatzënisë. Meqënë ushqen fëmijën me qumësht gjiri, mendoj se duhet një kontroll mbi rregjimin e ushqimit dhe lëngjeve që konsumon, në mënyrë që fëmija të ushqehet normalisht dhe ti të mos kesh mungesë ushqimore por as mos të shtosh peshë trupore.

Bruna, gjimnastika nuk ka efekte negative në çdo kohë kur ajo bëhet, nëse ballancohet masa e sforcimeve me situatat konkrete kur bëhet. Kështu që, nëse plaga operatore e ka mbyllur ciklin e saj të rikthimit në normalitet, është e mudur të bësh kërcime në litar nëse mendon se ato janë frytdhënëse për të ruajtur gjendjen normale të trupit.

Kujdes, në këtë periudhë të jetës tënde, ushqimi i fëmijës me qumësht gjiri është i rëndësishëm.

Elona (13 vite më parë)
Pershendetje, kam 9 muaj qe kam lindur nuk e kam femijen ne gji, mirepo dieta nuk po me ndikon ne humbjen e peshes, cfare dieta duhet te perdori apo cka duhet te perdor?

/komuniteti