Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja e dytë

Jam nje nene qe ne shtatzenine e pare e kam bere me operacion sepse me plasen ujrat jeshille. Doja te dija a eshte e mundur qe ne shtatzanine e dyte te bej nje lindje natyrale?

Ina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina.

Është e mundur që pas lindjes me operacion për shkak se fëmija ka vuajtur, lindja e rradhës të jetë natyrale normale.

Që të realizohet lindje normale, do të duhet që; të diagnostikohet dhe trajtohet shkaku i vuajtjes fetale, shtatzënia e dytë të ketë diferencë kohore nga shtatzënia e parë së paku dy vjet, bebi në fund të shtatzënisë të paraqitet me peshë nën 4000 gram, të mos ketë vuajtje fetale si dhe pozicioni të jetë me kokë (cefalik). Gjithashtu është e rëndësishme, që shtatzënia në përgjithësi të ketë ecuri normale dhe pa problem apo trauma sado të pa rëndësishme në dukje.

Në këto kushte, mjeku që ndjek shtatzëninë mund të konsiderojë lindjen normale me rrugë vaginale.

/komuniteti