Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet pas lindjes

E nderuar une kam lindur me 1 Mars beben time me operacion, sa kohe nuk mund te kem marredhenie?

Tinaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Meqënëse ke lindur fëmijën me 1 mars, je akoma në ditët e lehonisë. Deri në 45 ditë pas lindjes, organizmi nuk ka arritur akoma të rigjenerohet plotësisht. Në këto kushte rekomandohet të kalohet periudha e lehonisë, për të kryer marrëdhënie seksuale.

Nëqoftëse nuk ke gjakrrjedhje nga rrugët vaginale, apo laceracione të ndryshme të lindjes që janë mbyllur, mundet të bësh edhe raporte seksule. Kjo varet nga dëshira dhe kujdesi që tregoni gjatë tyre.

Mos harro të përzgjedhësh një nga metodat e kontracepsionit të pas lindjes, për të evituar shtatzëni të pa dëshiruar apo të përafërt në kohë me shtatzëninë që sapo ke kryer.

/komuniteti