Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mund të jetë diabet?

Doja t`ju beja nje pyetje si gjithmone, me nxori analiza e pare me pak diabet te shtatzenise, mirepo shkova te diabetologu i cili me tha qe se kisha aq shume per tu shqetesuar, me dha nje diete te lehte dhe aparatin e diabetit te cilin duhet ta mas vet ne shtepi. Doktori me tha qe pas ngrenjes duhet ta kem poshte 140 dhe jam ne regull, tani problemi im eshte se e kam bere dy here prove dhe pas ngrenjes e kam pasur 118, 120 mua mu duk normale juve si thoni mund te jete diabet se une nqs do e kisha, do e kisha ne cdo moment. Flm, diten e mire.

Ari (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ari.

Më vjen mirë, që diabeti nuk është problem yt qoftë edhe për shkak të shtatzënisë.

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale. Kontrolloje veten vazhdimisht, deri në përfundim të lindjes.

/komuniteti