Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

Pershendetje e nderuar, kam lindur qe 6 muaj por kur kam kohen e ciklit menstrual kam shume dhembje me shume se para se me mbet shtatzene, barku me rri shume i ftofte gjate kohes se menstruacioneve, kam dhimbje te mesit te teperta dhe mbetem e shtrire. Çfare me preferoni ju dhe a eshte normale kjo tash mbas lindjes se pare?

Ardita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardita.

Nuk është normale që paslindjes, e sidomos kur kanë kaluar 6-të muaj, gjatë ciklit menstrual të kesh ato shqetësime që shkruan.

Mendoj që bësh një kontroll mjeksor tek gjinekologu, që me ekzaminime të përjashtojë mundësinë e ndonjë infeksioni. Gjatë kohës mund të përdorësh antispazmalitikë si kofetin menstrual, për të qetësuar dhëmbjet.

/komuniteti