Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinia e fetusit/fetuseve

E dashur znj. Keta, sa here qe bie ne shtrat me dhembin kryqet mbrapa dhe ndjehem shume e renduar. Gjumin nuk e bej fort te qete. Jam 16 javeshe dhe me binjake. Kur bera ekografine me tha mjeku qe me ndjek se njeri nga femijet eshte djale sepse dukej qarte, kurse tjetri ishte i kthyer permbys me 99.9 % me tha se eshte vajze. Une doja te dija nga ju se mund te dallohet mjaft mire bebi kur eshte i kthyer permbys? Me respekt Marsida, Elbasan.

Marsida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida.

Bukur do jetë, që fëmijët binjakë të jenë një djalë dhe një vajzë. Por për mos t’u ndodhur përpara suprizave, të sygjeroj që me durim të presësh javën e 21-22-të për të patur konfirmim më të saktë mbi gjininë e binjakëve.

Uroj që bebet e tua, të zhvillohen normalisht.

/komuniteti