Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Seksi gjatë shtatzënisë

Jam shtatezene dhe eshte femija i pare, tani jam ne javen e 22 dhe pothuajse cdo nate bejme marredhenie seksuale me partnerin, eshte e lejueshme kjo gje gjate shtatzanise dhe ju lutem nga ana juaj, nese marredhenia seksuale eshte e lejueshme gjate shtatzanise, te me tregoni se cilat nga pozicionet jane te lejueshme?


Megjithate, gjinekologu im ne fillim te tre mujorit te pare te shtatzanise me ka thene qe marredhenia seksuale gjate shtatzanise eshte e lejueshme vetem se mos te shprazet spermatozoidi i partnerit mbrenda meje... Nese do te ishte e mundur te me jepni disa sqarime dhe te shpejgoni pak a shume efektet anesore te marredhenies per te ardhmen.

Kaltrina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënive normale nuk kanë pse të evitohen. Ato ndalohen vetëm kur gjinekologu sheh rrezik aborti. Deri më sot nuk ka asnjë studim që të evidentoj se orgazma është shkak për abort.

Gjatë shtatzënisë gruaja pëson ndryshime, dhe jo rrallë roli i partneres neglizhohet. Ajo ndjen krenari për fëmijën që po vjen, por njëkohësisht ka ankth mbi ndryshimet e trupit të saj. Ndaj jeta seksuale e regullt gjatë shtatzënisë, përmirëson anën fizike dhe psikologjike të kësaj periudhe. E më e rëndësishme është që çifti të ndihet mirë dhe i sigurtë në vazhdimin e jetës së tyre.

Nuk mund të thuhet se ka pozicione të përcaktuara për të bërë seks gjatë shtatzënisë. I rëndësishëm është fakti që mbi barkun e gruas nuk duhet të ushtrohet presion. Qëndrimi i saj duhet të jetë i qetë dhe i patendosur e sidomos barku nuk duhet të sforcohet. Kujdes duhet treguar për ruajtjen pastër të ambjentit vaginal, sidomos nga infeksionet e ndryshme. Prezervativi është mënyra më e sigurtë për të ruajtur pastër këtë ambjent.

Unë të uroj shtatzëni normale dhe me harmoni familjare.

/komuniteti