Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Humbja e virgjinitetit me shumë gjakderdhje a është e mundur ?

Pse pas marredhenies se pare kam pasur shume gjakderdhje por edhe gjate diteve te tjera kur kam pasur marredhenie, kam pasur perseri gjakderdhje shume te vogla a ka ndonje problem per tu shqetesuar a po eshte normale?


Te lutem mu pergjigj, me respekt Agnesa.

Agnesa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Agnesa

Mendoj se nuk ka probleme për t’u shqetësuar, për çka tregon. Himeni (cipa e vaginës) është e pasur me vaza gjaku dhe laceracioni (çarja) e tij, mund të korespondoj me çarjen e vazeve të gjakut që janë shkak i hemoragjisë. Ndodh që edhe në dy-tre raporte të tjera pasardhëse, të ketë përsëri gjakrrjedhje të lehtë si rezultat i dëmtimit të këtyre vazeve ose të tjerave. Nëqoftëse edhe pas disa raportesh të tjera seksuale vazhdon gjakrrjedhja, duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog për të vlerësuar gjendjen.

Duke shpresuar që këtë përgjigje ta lexojnë shumë nëna dhe vajza, po këshilloj që; pas raportit të parë seksual vizita tek gjinekologu është shumë e rëndësishme.

Bukurie (13 vite më parë)
Pershendetje. A eshte e mundur qe pas humbjes se virgjinitetit te kaloj dita kur duhet te vijne menstruacionet? Dita ka kaluar, menstruacionet s`me kane ardhur! A eshte e mundshme kjo gje?

/komuniteti