Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si behet ekografia morfologjike?

Jam shtatzane 5 muajshe, bebin nuk e ndiej te me levis shume, e ndiej ne fund te barkut, doja te dija pse bebi nuk shkelmon ne gjithe barkun?

Sava (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sava.

Është herët të ndihen lëvizje të forta të bebit, për moshën e shtatzënisë që ke. Rreth javës së 20-21, tek një grua lëvizjet e fëmijës janë mjaft të lehta dhe nuk ndihen gjatë gjithë ditës. Me rritjen e shtatzënisë, lëvizjet bëhen më të forta dhe më të shprehura.

Tashmë është koha për ekografinë/ultrazërin e rradhës, që mund të quhet edhe ekografia morfologjike për të vlerësuar; mirëqënien e fetusit, trurin, zemrën, barkun, anësitë dhe kolonën vertebrore.

Uroj që çdo gjë të të shkoj mbarë.

/komuniteti