Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bashkëshorti i pranishëm gjatë lindjes

E nderuar doktoreshe po behem e tepert mirepo dua te dije se a eshte menyra e gabuar qe edhe burri im te jete  prezent ne lindjen time... sepse disa gra me thone qe eshte keq sepse tani burri do te te largohet kur te shoh gjakun... ju lutem pergjigjuni ne kete pyetje. Ju pershendes shuuummr Moza...

Mimoza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza.

Në praktikën mjeksore, është e pranuar pjesmarrja e bashkëshortit në proçesin e lindjes. Psikologët rekomandojnë se pjesmarrja, shton lidhjen bashkëshortore si dhe shumëfishon lidhjen e babait me fëmijën. Gjithashtu baballarët bëhen pjesë edhe e kurajos dhe ndihmës morale, për bashkëshorten e tyre gjatë këtij proçesi që qëndron gjatë në memorjen e njeriut.

Gjatë punës time, kam rekomanduar dhe kam pranuar me kënaqësi që bashkëshortët të marrin pjesë në lindjen e fëmijëve të tyre.

/komuniteti