Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Antibiotiket gjate shtatzanise

E nderuar, Une jam ne javen e 16 te shatzanis kjo eshte shtatzania ime e dyte, tash sa dite jam duke pas probleme me fyt dhe kam kollitje te thate. Nuk se sa eshte mire te mirren antibiotik gjate shtazanise, ju lutem me ndihmoni.

Mira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira.

Në mënyrë të përgjithshme, rekomandohet që gjatë shtatzënisë antibiotikët të mos përdoren. Kur gruaja shtatzënë sëmuret dhe ka domosdoshmëri të përdorë antibiotikë, me lejen e mjekut, janë të lejuar të përdoren disa lloje të veçantë prej tyre.

Nëse problemi në fyt dhe kolla e thatë është e rëndë, atëherë kontakto me mjekun që të të japë për përdorim antibiotikë specifikë për shtatzëni. Mos guxo t’i blerë vetë në farmaci, pa këshillën dhe recetën e mjekut gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti