Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha frytit

Jam ne javen e 33 dhe femija im peshon me pak se 2 kg. I ka 1.800 kg a eshte normale? Eshte femija im i dyte, e ne te parin kam qene me e fryer ne bark edhe ne pjese te tjera te trupit, edhe vajzen e pare e kam lind ne javen e 40 me peshe 2.800 kg ndersa tash me femiun e dyte jam pak e merakosur per peshen qe e ka. Cka mendoni a eshte normale?

Lule (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lule.

Përgjithësisht, në këtë moshë të shtatzënisë, bebet janë rreth 2000 gram. Pra bebi yt, është rreth 10% më pak se sa duhet të ishte. Që të them a duhet të merakosesh apo jo, duhet të dija peshën trupore përpara shtatzënë. Jam e prirur të besoj se nuk ka vënd për t’u shqetësuar, pasi edhe fëmijën e parë e ke lindur me peshë më të vogël se mesatarja.

Për t’u siguruar mbi zhvillimin e fetusit, realizo ekzaminim ekografik me fluksimetri, për të matur sasinë e furnizimit me gjak të fetusit. Mjeku që do të vizitoj, nëse e sheh problematike gjendjen, mund të të kërkoj ekzaminime të tjera.

Unë të uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti