Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mishi i huaj në mitër

Jam vizituar dhe me doli ne eko qe kam mish te huaj ne miter. Me ishin krijuar 2 te tille ne nje madhesi prej 4 cm. Une jam 55 vjeçe dhe jam ne fazen e menopauzes. Ciklin e kam pasur te rregullt. Sa e rrezikshme eshte kjo? A duhet operuar dhe a eshte me rrezik ky operacion?

Eni (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Fibromiomat tek gratë në periudhën e menopauzës, rekomandohen të mbahen nën kontroll pa ndërhyrje kirurgjikale. Vetëm nëse ato mund të krijojnë hemorragji të mëdha, preferohet ndërhyrja kirurgjikale. Derisa fibromiomat nuk të kanë shqetësuar, me komprimim në pjesën e barkut apo duke dhënë hemorragji, të këshilloj vetëm kontroll çdo 6-të muaj tek gjinekologu.

Të uroj shërim të shpejtë.

Alma (13 vite më parë)
Jam 28 vjec, nuk jam e martuar dhe kam mish te huaj ne miter, cfare problemesh do kem ne te ardhmen, kam shpesh shqetesime dhe marrje mendsh dhe cfare duhet te bej?
Eni (13 vite më parë)
Shume flm per sqarimin doktoreshe Mimoza. Por para nja 2 vjetesh ne kohen qe kam pasur ciklin kam pas goxha gjakderdhje, me eshte perseritur nja 2 here por jo me qe prej dy vitesh dhe nuk kam pasur shqetesime. A perben problem kjo? Me ktheni pak shpejt pergjigje ju lutem...Faleminderit

/komuniteti