Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakrrjedhje

Miredita...Une jam nje grua, momentalisht jam shtatzene, ne javen e kalume kam pas gjakderdhje mirepo mbrenda dites jane nderprere edhe 2-3 dite kam pas vetem pak shume pak gjak mirepo gjak i zi, nuk kam pas copa vetem gjak i paster..A mund te me tregoni diqka a eshte diqka rrezik per beben time kjo? Ju pershendes shummmme.

Arzu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Më ke treguar shumë pak, për të dhënë një përgjigje. Mirë do ishte të dija se sa javë je shtatzënë dhe çfarë ka konstatuar mjeku me ekzaminimet e tij. Shenjat që referon, gjakrrjedhja, mund të ketë lidhje më krijimin e një hematoma e cila ndodh si rezultat i shkolitjes së një pjese të vogël të placentës nga muri i mitrës. Kjo gjakrrjedhje që ndodh, mund të vijë si rezultat i zbrazjes së hematomës, pasi gjaku i grumbulluar gjen rrugë dhe del nga organet gjenitale në formën e gjakrrjedhjes.

Trajtimi me mjekim kundër kontraksioneve të mitrës e stabilizon këtë situatë.

Uroj që shtatzënia të shkoj sa më mirë.

/komuniteti