Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit

Pershendetje e nderuar doktoreshe, jam ne javen e 30-të, jetoj jashte Kosove, pesha e bebit per momentin eshte 3 pounds dmth 1.5 kg, a eshte normale per javen qe jam kjo peshe?


Ju pershendes, me respekt, Alba.

Alba (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alba.

Në javën e 30-të të shtatzënisë, pesha e fetusit është rreth 1.4-1.5 kg. Në javën e 30 të shtatzënisë, kjo peshë konsiderohet normale nëse pesha trupore e nënës para shtatzënisë ka qënë mesatare dhe shtatzënia ka ecuri normale.

Uroj që përveç peshës normale të fetusit, shtatzënia të zhvillohet pa probleme.

Kaltrina (13 vite më parë)
Jam ne javen e 35 te shtatzanise, bebi peshon 2044 gram, me duket qe bebi peshen e ka shume te vogel, ju lutem te me tregoni pse bebi te jete me peshe te vogel? Faliminderit per mirekuptim pres pergjigjen tuaj.

/komuniteti