Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia pas një aborti

E nderuar doktoreshe Mimoza,


mua njehere me ka deshtuar femiu,  tani dua qe te mbetem shtatezene, si mund te mbetem?

Flutura (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Aborti spontan përcaktohet si një ndër ndërlikimet më të shpeshta të shtatzënisë. Ai ndodh kryesisht gjatë tremujorit të parë të saj. Por shkaqet e aborteve spontane nuk janë gjithmonë të njohura.

Megjithatë ti Flutura me ndihmën e mjekut gjinekolog, në rradhë të parë duhet të gjeni shkakun e abortit që të ka ndodhur. Për këtë duhet të bëhen shumë analiza dhe ekzaminime. Edhe bashkëshorti yt duhet të jetë i gatshëm t’i nënshtrohet disa analizave specifike tek andrologu.

Nëse dyshohet edhe vetëm për ndonjë shkak në dukje banal, ai duhet të vlerësohet dhe trajtohet. Përpara se të ndërmerret hapi për të tentuar përsëri shtatzëni, aprovimi i mjekut jepet gjithnjë kur është konstatuar se nuk ka faktor që mund të prishin ecurinë e shtatzënisë.

Pas një aborti, koha për shtatzëninë e rradhës rekomandohet të jetë së paku pas 6 muaj. Kjo kohë konsiderohet e mjaftueshme për rigjenerimin e organet gjenitale, të cilat e kishin të prishur funksionin nga aborti i mëparshëm.

Ju uroj që të keni shtatzëni me ecuri normale deri në lindje.

sera (11 vite më parë)
un jam shtatzen ne muajin e 9 dhe nuk e di site ngritem nga shtrati
Mirela Kodra (12 vite më parë)
Pershendetje doktotreshe! Une jam 40 vjec, ne prill te ketij viti pata shtatezanine e pare mbas 14 vjetesh martese por e humba bebin tim 4 muajsh, 3 muaj me pare dhe doktori me la te beja lindje normale. Sa kohe me duhet te pres? kryemamia me tha qe mund te provoj per 3 muaj, ju si me keshilloni? Ishte

/komuniteti