Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dita e fundit e shtatzënise time

Doktoreshe, diten e pare te ciklit tim te fundit e kam pasur me 2 gusht 2010, deshta me dite se sa javeshe jam dhe nese do te lindja tani a do te jete femija i parakohshem dhe kur e kam diten e fundit te shtatzenise. Do kisha dashte me ma dhene nje pergjigje. Pershendetje nga Kosova.

Bruna (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bruna.

Nëqoftëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual është data 2 gusht 2010, sot shtatzënia jote ndodhet në javën e 36-të plus 3 ditë. Nuk e quaj normale që ti Bruna, të mendosh për të lindur tani. Është normale, që lindja të ndodhë rreth javës së 40-të të shtatzënisë. Dhe për këtë periudhë kohore, duhet të mendojnë të gjitha gratë shtatzëna.

Nëqoftëse çdo gjë shkon normalisht në shtatzëninë tënde, lindja duhet të ndodhë rreth datës 9 maj 2011.

Të uroj të lindësh në kohë.

/komuniteti