Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lija e ujit dhe shtatzënia

Pershendetje e nderuara gjinekologe, e kam bere testin e shtatzenise dhe me ka dale pozitive dmth ne javen e pare te shtatzenise, te 2 femijet e kane pasur line e ujit. Une atehere nuk e kam dite qe jam shtatzene ndersa pas testit e kam konfirmuar dhe tani jam ne javen e trete te shtatzenise. Jam shume shqetesuar sepse kam ndegjuar nga shoqet qe mund te jete e rrezikshme per frytin ne bark. Une e kam kaluar line e ujit kur isha femije. Te lutem me trego se a ka rrezik per frytin ne bark dhe cfare mund te bej qe ta marre vesh nese ka ndonje problem. Te faleminderit shume sepse jam shume e brengosur dhe do te isha shume mirenjohese nese me ndihmon apo keshillon.

Vjollca (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca.

Infeksioni i lija e ujit/e dhënve/variçela është potencialisht i rezikshëm për zhvillimin e shtatzënisë dhe gjithashtu është infeksion i pakënshëm dhe i rrezikshëm edhe për të rriturit. Meqënëse e ke kaluar këtë infeksion në moshë të fëmijërisë, në organizmin tënd është krijuar imunitet i përhershëm (për një kohë shumë të gjatë) kundrejt kësaj sëmundje. Pra, për bebin që ke në bark, nuk paraqet rrezik. Ky rrezik do të ishte i madh, nëqoftëse shenjat e kësaj sëmundje do të paraqiteshin edhe tek ty.

Të këshilloj të bësh vlerësim të imunoglobulinave IgG dhe IgM, të cilat do të vlerësojnë gjendjen tënde.

Vjollca (13 vite më parë)
Pershendetje, Gjinekologe e nderur, te faleminderit shume per pergjgjen, ndihem shume e lehtesuar sepse isha shume ne hall. Ju deshiroj pune te mbare!

/komuniteti