Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dyshim për shtatzëni

Pershendetje, kam 2 muaj qe po tentoj te ngelem shtatzene. Kete here periodat me erdhen vetem 2 dite nga 6 ditet qe i kam normalisht. Kam mundesi te kem ngel shtatzene?

Manjola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Manjola.

Me kaq pak të dhëna sa më tregun, nuk të jap shpresë për mundësinë e fillimit të shtatzënisë. Sasia e pakët e gjakrrjedhjes apo kohëzgjatja e tyre në kohën e pritshme të gjakrrjedhjes për shkak të ciklit menstrual, mund të jetë për arsye të ndryshme. Nëse dyshon për shtatzëni, bëj një test shtatzënia për ta konfirmuar atë.

Sido që të dalë testi i shtatzënisë, një kontroll tek gjinekologu është i rekomanduar ose për ta rikonfirmuar shtatzëninë dhe marrë udhëzimet për vazhdimësi apo edhe për të gjetur arsyen e ndryshimit të gjakrrjedhjes për shkak të ciklit menstrual.

Uroj të ndodhë ashtu siç ta dëshiron zemra.

/komuniteti