Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje barku gjatë marrëdhënies

Ju lutem te me ndihmoni. Kur kam kontakt me bashkeshortin fillon dhimbja ne zorre te trashe pastaj me shtrengon barku, mjedisi, dhe kerthiza. Dhe kam dhimbje shume te medha per 2 deri ne 3 ore, dhe po ashtu me qon ne vjellje. Ju lutem me tregoni pergjigjen se cfare problemi eshte? Ju faleminderit.

Arjeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta.

Ankesa që tregon, mund të vijë për shumë shkaqe. Ajo që dyshoj, është infeksion i përparuar i traktit gjenital, parametrit posterior. Infeksioni mund të ketë zaptuar indin e shkrifët lidhor, ku mbështetet mitra. Këto janë infeksione kronike, që herë pas here ripërsëriten.

Duhet të drejtohesh për vizitë gjinekologjike, për të konfirmuar diagnozën dhe të marrësh trajtimin e nevojshëm për t’u qetësuar për një periudhë kohore relativisht të gjatë.

Arjeta (13 vite më parë)
Po ju lutem a mundeni te me tregoni se a eshte i demshem dhe rrezik per shendetin?

/komuniteti