Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrënja e flokëve në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 14 te shtatzanise, gjithcka po me shkon mire perpos ka filluar nje renje e flokeve a eshte simptom i shtatzanise apo mos eshte ndonje faktor tjeter qe duhet me hulumtu?

Adelina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina.

Rënia e flokëve gjatë shtatzënisë, nuk është shkak i drejtpërdrejtë i saj. Një nga faktorët e mundshëm, janë gjendrat tiroide. Mungesa e hormonit tiroksinë në organizëm, që prodhohet nga gjendrat tiroide, sjell simptoma të ndryshme. Midis tyre, është edhe rënien e flokëve. Mos funksionimi normal i gjendrës tiroide, ka si shkak faktorë të lindur apo të fituar. Pamjaftueshëmria jodit në organizëm, është e korrigjueshme me marrjen e jodit në mënyrë artificiale. Shkaku i mos funksionimit të gjendrës së tiroides, mund të jenë edhe përdorimi i disa preparateve që pengojnë prodhimin hormonal të saj.

Konsulta me mjekun endokrinolog, është e rekomanduar.

/komuniteti