Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione të kafta gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoreshe.


Une jam ne javen e 10 te shtatzwnise. Ka 1 jave qe kohe pas kohe kam shume pak menstruacione te kafta (jo te kuqe). Kjo eshte shtatzenia ime e dyte. Vajza ime eshte 4 vjeçe, e cila me ka lindur me prerje cezariane. Edhe gjate shtatzenise me vajzen, kam patur pak menstruacione per 2-3 dite, por nuk pata perdorur asnje tablete. Tani jam kontrolluar te mjeku dhe me tha qe beba eshte mire, por tha te perdor Utrogestan, pasi ne mjekesi gjakrrjedhja nuk eshte normale. Une nuk i kam perdorur keto tableta, pasi ne pershkrimin e tyre kishte shume kunderindikacione. Duhet te cek edhe se nuk kam dhimbje te veçanta barku, perveç se kam dhimbje te vogla sikur gjate kohes se menstruacioneve dhe pak lodhje shpine.


Cila eshte keshilla juaj? Ju falemnderit.

Blerta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta.

Të këshilloj të zbatosh këshillat e mjekut, që të ndjek shtatzëninë. Dhëmbjet e lehta në fund të barkut dhe gjakrrjedhja e pakët, tregojnë për rrezik aborti. Përdorimi i utrogestanit është në favorin tënd, për të eliminuar gjakrrjedhjen. Utrogestani i kombinuar me medikamente antispazmolitikë, ndihmojnë shtatzëninë për të kaluar pa probleme të këtij lloji.

Një korrigjim në shprehje. Gjatë shtatzënisë, gruaja nuk ka menstruacione. Gjatë shtatzënisë apo në jetën normale, vagina paraqet sekrecione që emërtohen si sekrecione vaginale.

Të uroj shtatzëni sa më normale.

/komuniteti