Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat gjatë shtatzënisë

Pershendetje zonja Keta. Jam shtatzene ne muajin e 4, desha tju pyes pasqyra e urines duhet bere me shpesh edhe pse e kam bere nje here dhe me doli shume mire, poashtu dhe strishot vaginale sa here ne muaj duhen bere? Ju faleminderit.

Marigona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marigona.

Për të patur shtatzëni normale, pavarësisht nga rezultati i analizave rekomandohet:

Deri në muajin e 7-të, kontrollet mjeksore të kryhen çdo muaj dhe gjatë kontrolleve rekomandohet kryerja e analizës së urinës komplet, gjakut komplet dhe strisho vaginale.

Në muajin e 8-të, kontrollet mjeksore bëhen çdo dy javë dhe gjatë kontrolleve rekomandohet kryerja vetëm e analizës së urinës.

Në muajin e 9-të, kontrollet mjeksore kryhen çdo jave dhe gjatë kontrolleve rekomandohet kryerja e vetëm e analizës së urinës.

Në javën e 38-të, rekomandohet kryerja e analizës së urinës, gjakut, kultura e sekrecioneve vaginale dhe profili biokimik.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti