Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushtrimet fizike pas lindjes

Pershendetje, pas sa kohe mund te bej levizje apo ushtrime te lehta per ti hequr kg e fituar gjate shtatzenise?

Erlenisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erlenisa.

Organizmi i gruas, fillon rigjenerimin menjëherë pas lindjes. Presupozohet se organet riprodhuese e përfundojnë këtë cikël, brënda periudhës së lehonisë. Pas kësaj periudhe, nënat mund të fillojnë ushtrime të lehta për të larguar kilogramët e tepërt të fituar gjatë shtatzënisë.

Nuk duhet harruar, ushqimi i fëmijës me qumësht gjiri së paku deri në një vit pas lindjes. Që ai të jetë në sasi dhe cilësi, duhet që nëna të konsumojë një rregjim ushqimor të përcaktuar, ndonjëherë edhe mbi nevojat e organizmit të vet dhe të fëmijës. Kështu që kontradita e pranishme, mbetet të zgjidhet nga vetë nëna me ekuilibër midis rregjimit ushqimor - ushqimit me gji të fëmijës - ushtrimeve të lehta gjimnastikore.

/komuniteti