Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborte spontane

Pershendetje doktoreshe, deshiroj te pyes ne lidhje me abortet spontane. Jam 32 vjeçare dhe qe 5 vite jam ne martese. Jam shume e tronditur pas dy aborteve spontane qe kam pasur. Ende nuk kemi femije. Abortin e pare e kisha aty nga java e gjashte, fillova te kem gjakderdhje dhe deri sa arrita tek mjeku konstatuan qe beba kishte dale. Ne abortin e dyte u konstatu blighted ovum pasi qe deri ne javen e tete ne ekzaminimin ekografik kishte gestational sac prej 7 mm, mirepo nuk kishte embrion. Pas kiretimit (pastrimit kirurgjik) mjeket nuk arriten te konstatojne shkakun per mos zhvillimin e bebes. Beme analizen e kariotipit dhe rezultatet ishin ne rregull. Ju lutem nese mundet te me udhezoni cfare analize duhet te bej qe te gjendet shkaku i ketyre aborteve? Faleminderit shume.

Dita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Shkaqet e aborteve janë të shumta. Anomalitë kromozomike dhe keqformimet uterine, luajnë rol të rëndësishëm në abortet e përsëritura. Shkaqe të tjera përfshijnë anomalitë hormonale, infeksionet, sëmundjet sistemike, agjentët ambjental, faktorët imunologjik. Për të gjithë këta faktor, mjeku gjinekolog do të kërkoj analizat e nevojshme me qëllim që të gjenden shkaqet e mundshme të aborteve.

Uroj që çdo gjë të shkoj mbarë.

/komuniteti