Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Diabeti në shtatzëni

Pèrshendetje, jam ne javen e 29 te shtatzenise dhe analizat qe kam bere kane dale se kam diabetin por pak, mund te jete kjo si shkak qè jam shtatzene apo ndoshta e kam diabetin dhe a ka ndonje ndikim te foshnja, si dhe a egziston mundesia qe ta fitoj edhe bebi im kete semundje? Me respekt, Besa.

Besa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Diabeti në shtatzëni, ndahet në dy grupe; diabet para shtatzënisë dhe i fituar në shtatzëni, ose siç quhet diabeti gestacional. Në të dy rastet është e rëndësishme, që ai të kontrollohet me rregjim ushqimor ose me preparate mjeksore, për t’u mbajtur në nivele normative. Niveli i rritur i glukozës në gjakun e shtatzënës, pasqyrohet edhe në gjakun e fetusit dhe ka pasoja si për nënën ashtu edhe për fetusin.

Fëmijët e lindur nga nëna të pa trajtuara nga diabeti, paraqesin ç’rregullime të rritjes fetale të shoqëruara me anomali kongenitale e deri tek anomalitë hematologjike.

Pas lindjes, diabeti gestacional mundet të kaloj përfundimisht dhe të kthehesh në gjendje normale. Këshilla e vetme dhe e fortë është; ndiqu nga mjeku endokrinolog pa asnjë neglizhim.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti