Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia dhe diabeti

Pèrshendetje jetoj ne Itali dhe jam ne javen e 29 te shtatzanise dhe para dy javesh e bera analizen me pirje te glukozes, dhe rezultati eshte se jam me diabet. Minimumi eshte 3.7 kurse max 10.0, rezultati im eshte 10.6 a ka ndonje gje ne rrezik femiu prej kesaj meqè ju keni mundesine te mè pèrgjigjeni ua bera kete pyetje. Ju pèrshendes.

Anonim (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Diabeti në shtatzëni, ndahet në dy grupe; diabet para shtatzënisë dhe i fituar në shtatzëni, ose siç quhet diabeti gestacional. Në të dy rastet është e rëndësishme që ai të kontrollohet me rregjim ushqimor ose me preparate mjeksore, për t’u mbajtur në nivele normale. Niveli i rritur i glukozës në gjakun e shtatzënës, pasqyrohet edhe në gjakun e fetusit. Diabeti ka pasoja si për nënën ashtu edhe për fetusin.

Fëmijët e lindur nga nëna të pa trajtuara nga diabeti, paraqesin ç’rregullime të rritjes fetale të shoqërura me anomali kongenitale e deri tek anomalitë hematologjike.

Pas lindjes, diabeti gestacional mundet të kaloj përfundimisht dhe të kthehesh në gjendje normale. Këshilla e vetme është; ndiqu nga mjeku endokrinolog pa asnjë neglizhim.

Anonim (13 vite më parë)
Ju faleminderit shume pèr pèrgjigjen tuaj, dhe pèr keshillat qe i jepni. Ju pèrshendes, tung.

/komuniteti