Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhje nga gjiri

E dashura mjeke vajzen e kam mbajtur ne gji 2 vite e 2 muaj dhe ka 10 muaj qe kam larguar nga gjiri por prap nese i ndrydhi ne maja me qesin pakez si lloj uji ne ngjyre gati te qumeshtit. Ju lutem me tregoni se a eshte normale kjo?

Arjeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta.

Mendoj, se nuk është normale dalja e këtij sekrecioni nga gjiri. Drejtohu pranë një laboratori për analizë ku njëkohësisht duhet të bësh analizën e prolaktinemisë. Me përgjigjet e analizave, mjeku gjinekolog do vendosë.

Blerta (13 vite më parë)
Doktoreshe Moza jam shume e shqetesuar per gjirin jam ne muajin e 9 dmth pres te lind keto dite, gjiri nuk me eshte rritur sa duhet a do te kem une qumesht per femijen mbasi te lind ju lutem me ktheni pergjigje sa me shpejt, me shume respekt, Blerta.

/komuniteti