Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja

Pershendetje. Kam vajzen 3 muaj e gjysem. Nje nate pasi pata kontakt me burrin u pastrova dhe asgje por ne mengjes kisha pasur pak gjakderdhje. Une mendova se me kane ardhur menstruacionet, por ato u zhduken dhe spata me, por prap dhe sot kur pata kontakt kam pasur gjakderdhje pakez si lloj njolle te vockel. Ju lutem me jepni nje keshille.

Shendrita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shëndrita.

Nuk është normale që pas kontaktit seksual, gruaja të ketë gjakrrjedhje. Të rekomandoj, që menjëherë të kryhesh një vizitë gjinekologjike. Kërko nga mjeku të të vlerësojë qafën e mitrës si dhe të të bëjë Pap-testin.

Uroj që çdo gjë të shkoj mirë.

/komuniteti