Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet e mia

Jam nje grua ne moshen 40 vjecare. Kam dy kalamaj, femija me i vogel eshte ne moshen 15 vjecare. Sekrecionet e bardha te mia jane te trasha dhe gati ne ngjyre te verdhe. Kane ere te rende. Gjate kryerjes se marredhenieve kam dhimbje ne fund te barkut dhe ne miter. Kam bere pap testin dhe kam rezultuar qe kam shume sekrecione te bardha. Ju lutem me jepni ndonje keshille dhe ndonje medikament nese eshte e mundur.

Alma (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alma.

Ankesat e tuaja, flasin për praninë e vaginozës bakteriale të kombinuar. Pap-testi, nuk ka tw bwj mw diagnozwn qw dyshoj. Detyrimisht bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve të bardha, për të diagnostikuar infeksionin dhe gjetur medikamentin e përshtatshëm. Alma, fëmijët i ke të mëdhenj, të të rrojnë, por nuk është turp të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve. Situata që përshkruan nuk është normale, sepse gjatë raportit seksual nuk duhet të ndjesh dhëmbje por kënaqësi. Neglizhenca, sjell pasoja të rënda. Prandaj, bëj çfarë të rekomandova.

Mbështetur në përgjigjet e kulturës, mjeku do të përshkruaj recetë me antibiotikë dhe mjekime lokale.

Të uroj shërim të shpejtë.

Moza Keta (13 vite më parë)
Alma. Mendoj se problemi i bashkeshortit mund te kete zgjidhje nga mjeku dermatolog. Se dyti te rekomandoj nje cekap te glicemise, esell dhe me ngarkese per te vleresuar edhe gjendjen e diabetit sepse diabetiket zakonisht kane djerse te shoqeruar me akne (pucra). Uroj sherim te shpejte bashkeshortit tend.
Alma (13 vite më parë)
Shume faleminderit per pergjigjen e vlersoj shume qe me kushtuat pak kohe per problemin tim. Do ti zbatoj te gjitha ato qe ti me the. Tani te lutem kam edhe nje problem tjeter nese shte e mundur te me ndihmosh. Bashkeshorti im eshte me floke te rena do te thote pjesa e siperme e kokes eshte pa floke, ka floke vetem anash kokes por nuk eshte ky shqetesimi im pasi kete gje e ka te trasheguar. Shqetesimi im qendron ne faktin se ai u bene gati 2-3 vjet qe i shfaqen pucra me maje te verdhe (te qelbezuara) dhe kjo gje me ka shqetesuar mjaft pasi eshte vizituar ka mare mjekime por asnje rezultat deri tani. Ai ka jashtezakonisht shume djerse sa qe edhe jorgani ne mengjes kur zgjohet behet uje me djerse. Ju faleminderit qe degjuat edhe kete shqetesim timin dhe do ju lutesha te me sugjeronit ndonje link te ndonje faqeje te ndonje kolegu tuajit qe merret me keto probleme te lekures nese ju nuk keni mundesi te me ktheni pergjigje pasi e di qe kjo nuk eshte fusha e juaj. Edhe nje here shume flm. Pres pergjigjen tuaj.

/komuniteti