Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A do të kem problem ta kryej lindjen normale?

Pershendetje e nderuara doktoreshe, jam 22 vjece dhe jam shtatzene per heren e pare. Deshiroj dhe planifikoj (nese cdo gje shkon mire si tani) qe te lind normal, por jam pak sa e lige ne shendet, ne kuptimin e fjales se kur nuk kam qene shtatzene me binte tensioni dhe ligesha per gjithecka si nga ererat e laboratoreve, spitalit, etj...kam shume vullnet, edhe perpiqem qe edhe psiqikisht te pregaditem per ato qaste...me thuaj do jem mjaft energjike dhe e forte ne ato momente...? Pershendetje

Lora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Lora, nuk ka arsye që të jesh e friksuar… Lindja është proces natyral dhe aspak i çuditshëm por, pak i dhëmbshëm. I gjithë njerzimi ka lindur nga ky proces. Unë po kuptoj se ti je e pregatitur psiqikisht, si dhe ke shumë vullnet për ta përballuar momentin me plot energji.

Mosnjohja e këtij proçesi, mendoj se është shkaku i pasigurisë tënde. Eksperienca e çdo nëne është e veçantë. Edhe ti do përjetosh një eksperiencë shumë të bukur, të cilën nuk do të harrosh kurrë. Përgjithësisht, proçesi mund të ndahet me faza. Por dhëmbjet e lindjes zgjasim rreth 45 sekonda me interval minimal pushimi nga 2 deri 3 minuta. Duhet të dish se dhëmbjet e lindjes, nuk e kalojnë kufirin e pamundur të durimit. Ka shumë mënyra për t’i dominuar ato, ku më e rëndësishme je ti, Lora. Sikur të të vijë edhe bashkëshorti në sallën e lindjes, do të jetë akoma më mirë, pasi gjithë këtë eksperiencë do ta ndani bashkërisht.

Shumë moral mund të të bëj unë e kushdo mbi këtë problem, por vetëm ti do të jesh ajo që me forcën tënde do ta përballosh me shumë sukses procesin e lindjes. Jepi vetes kurrajo dhe forcë, për hir të fëmijës që do lindësh. Mos harro ai është i yti, bëje veten ta ndjesh lindjen e tij. Është gjëja më e bukur që do bësh në jetën tënde.

Të uroj një lindje të sukseshme.

/komuniteti