Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullime gjinekologjike apo…

Pershendetje dr. une e kam femijen 3 muajsh ne gji dhe menstruacionet me jane vonuar 8 dite pas lindjes deri tash i kisha rregullisht ne date por ne kete muaj nuk i kam, a ka mundesi te kem crregullim apo egziston mundesia te jem shtatzene aq shpejt!! Ju flm.

Erita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erita.

Nuk është e mundur që tek një grua, të vijnë menstruacionet 8-të ditë pas lindjes. Së paku ato duhet të vijnë pas 45-së ditësh, që është periudha e lehonisë.

Nëse je e shqetësuar dhe do të përjashtosh mundësinë e një shtatzënie, bëj një test shtatzënie. Pavarësisht nga përgjigja, të rekomandoj një ekzaminim me ekografi për të gjetur shkakun gjakderdhjes që ankon.

/komuniteti