Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Venë në vaginë

Pershendetje Mimoza, eshte hera e pare qe shenoj ketu. Jam ne javen e 24 te shtatzenise por me ka dale nje vene ne vagine, eshte qu disi jam be merak, a eshte rrezik? Perse mund te kete dale a thua? Pershendetje.

Rina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina.

Dalja e venave varikoze në vulvë, është fenomen i njohur për gratë shtatzëna. Ajo nuk paraqet problem për ecurinë e shtatzëninë.

Kujdes duhet treguar gjatë lindjes në periudhën e ekspulsionit (periudha e daljes së fëmijës), pasi pakujdesia mund të dëmtojë dhe tek gruaja mund të ketë humbje gjaku ose të formohet hematomë.

Venat varikoza pas lindjes largohen.

/komuniteti