Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Levizjet e bebit dhe mungesa e hekurit

Pershendje doktoresh! jam ne javen e 16-te te shtatezanise, ende si kam ndjere levizjet e bebes sime a eshte normale, si dhe kam mungese hekuri ne organizem sa e rrezikon kjo bebin tim?

Shqipja (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shqipe, lëvizjet e bebit tek një grua më shtatzëni të pare, si regull ndihen pas javës së 20-të të shtatzënisë. Ndërsa për fëmijën e dytë, lëvizjet e bebin ndihen pak më parë, rreth javës 18-të të shtatzënisë.

Meqë ti je në javën e 16-të të shtatzëninë, ka akoma kohë që bebi të fillojë të lëvizë dhe t’i ndjeni ato.

Në një shtatzëni të shëndetshme merren në konsideratë ndryshimet fiziologjike në përbërjen e gjakut, ndryshime që lidhen me ritjen e vëllimit të gjakut dhe ndryshime hemostatike. Gjatë shtatzënisë ka dy lloj kategori ndryshimesh. Ndryshimet e pritshme që konsiderohen normale, dhe ndryshimet patologjike që duhen diagnostikuar dhe trajtuar.

Anemia nga defiçiti i hekurit, bën pjesë te ndryshimet patologjike dhe që duhen diagnostikuar dhe trajtuar, është forma më e shpeshtë në shtatzëni. Ajo vjen si rezultat i ritjes së kërkesës për hekur nga organizmi i gruas shtatzënë dhe fetusit, si dhe nga defiçitet diedetike të marrjes së hekurit.

Mjeku që ndjek shtatzëninë tënde, me patjetër duhet të të japë shtesa për hekur, si në rekomadimin ushqimore ashtu edhe plotsues medikamentoz.

Unë mendoj se me mjeksinë e sotme, mungesa e hekurit nuk është problem i gruas shtatzënë. Ndaj dhe shqetësimi tënd nuk është i domosdoshëm.

/komuniteti