Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion vaginal

Pershendetje gjinekologe!


Une jam ne javen e 25 te shtatezanise, kam kruajtje dhe djegie ne vagine, kam bere analizat dhe me ka dale qe kam candida. Doktori me ka dhene te perdore meclon 500mg + 100mg (10 kapsula qe futen nga poshte) dhe nje tubet krem. Doja tju pyesja a jane te rekomandueshme gjate shtatzenise keto ilaçe, dhe a ndikojne negativisht tek foshnja futja e kapsulave ne vagine? Si mund te ndikoje tek femija ky infeksion ne kete periudhe te shtatzenise?


Shume faleminderit per pergjigjen. Ju uroj gjithe te mirat.

Elona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona.

Ovulat meclon të kombinuara, lejohen të përdoren në moshën e shtatzënisë që referon. Ato nuk japin komplikacione për shtatzënën apo fetusit.

Është i rëndësishëm trajtimi, për të patur pastërti gjenitale sidomos në kohën e lindjes.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti