Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tabletat kundër shtatzënisë

Pershendetje e nderuar.... jam nje vajze 21 vjeçare, jam e fejuar dhe bashkejetoj me te fejuarin mirepo po kam frike se mos po ngelem shtatzene, pasi jam ende duke studiuar dhe kam deshire te mbes shtatzene pasi ta ndi veten te sigurte qe duhet te mbetem, mirepo a mos shkaktojne ndonje problem tabletat kunder shtatzenise, kur une dua te ngelem shtatzene? Shpresoj qe do te me pergjigjesh ju faliminderit.

Kaltrina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina.

Bën shumë mirë që ke preferuar ta kontrollosh planifikimin familjar me anë të metodave që ai propozon. Edhe përdorimi i pilulave, janë pjesë e kontracepsionit. Unë pretendoj që gjitha gratë, përpara se të zgjedhin dhe përdorin një metoë kontracesioni, duhet të konsultohen me mjekun specialist. Mjeku ka për detyrë të pasqyrojë anët pozitive dhe negative të çdo metode.

Në veçanti, kur vendoset të përdoren pilulat me bazë hormonale, përdoruesja duhet të konsultohet dhe të bëjë disa analiza dhe ekzaminime. Mjeku nëse konkludon që përdorimi i tyre nuk është i përshtatshëm, propozon përdorim e metodave të tjera të kontrollit të shtatzënisë. Nëse përdorimi i tyre është i pranueshëm për ty, duhet të dish se ato nuk shkaktojnë probleme në shtatzëninë e ardhshme.

Kaltrina, shpresoj të më kesh kuptuar.

/komuniteti